Bota

Zelenskyy zgjeron sanksionet ndaj prodhuesve të raketave, përfshirë ato me bazë në Kinë

"Sot, ne kemi zgjeruar sanksionet tona ukrainase kundër gati 100 subjekteve të tjera, persona fizikë dhe juridikë, shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave të tilla Iskander, si ato që goditën Kharkivin tonë", tha Zelenskyy

Alperen Aktaş  | 18.04.2025 - Përdıtësım : 18.04.2025
Zelenskyy zgjeron sanksionet ndaj prodhuesve të raketave, përfshirë ato me bazë në Kinë

Istanbul

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar sanksione të reja që vënë në shënjestër afër 100 subjekte dhe individë, përfshirë ato me bazë në Kinë, duke pretenduar se janë të përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander, transmeton Anadolu.

Akuza erdhi një ditë pasi Zelenskyy pretendoi se Kina ka furnizuar me armë Rusisë.

Më herët gjatë ditës, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Kharkiv, duke vrarë një person dhe duke plagosur më shumë se 100 njerëz.

"Sot, ne kemi zgjeruar sanksionet tona ukrainase kundër gati 100 subjekteve të tjera, persona fizikë dhe juridikë, shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave të tilla Iskander, si ato që goditën Kharkivin tonë", tha Zelenskyy në një deklaratë në X.

“Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas më herët gjithashtu ka thënë se qytetarët kinezë po luftojnë për Rusinë në luftën në Ukrainë.

Kina hodhi poshtë akuzat e Zelenskyyt, duke i quajtur “të pabaza”

"Ne kurrë nuk kemi ofruar armë vdekjeprurëse për asnjë palë në konflikt dhe kemi kontrolluar rreptësisht eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë", tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

"Ukraina e di qartë këtë dhe e ka thënë publikisht se shumica e komponentëve ushtarakë të importuar të Rusisë erdhën nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore. Kina kundërshton me vendosmëri akuzat e pabaza dhe manipulimet politike”, tha zëdhënësi kinez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.