Bota

Zelenskyy: Ukraina pret që Rusia të konfirmojë armëpushimin duke filluar nga e hëna

“Është një shenjë pozitive që rusët më në fund kanë filluar të marrin në konsideratë përfundimin e luftës. E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çfarëdo lufte është një armëpushim”

Burç Eruygur  | 11.05.2025 - Përdıtësım : 12.05.2025
Zelenskyy: Ukraina pret që Rusia të konfirmojë armëpushimin duke filluar nga e hëna Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Kievi pret që Rusia të konfirmojë një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të qëndrueshëm” në vendin e tij duke filluar nga e hëna, transmeton Anadolu.

"Nuk ka kuptim të vazhdohet me vrasjet as edhe për një ditë të vetme. Ne presim që Rusia të konfirmojë një armëpushim të plotë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm duke filluar nga nesër, më 12 maj", tha Zelenskyy në platformën sociale X.

Presidenti ukrainas tha se edhe “Ukraina është e gatshme të angazhohet”.

“Është një shenjë pozitive që rusët më në fund kanë filluar të marrin në konsideratë përfundimin e luftës. E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çfarëdo lufte është një armëpushim”, tha ai.

Autoritetet ruse deri më tani nuk janë prononcuar lidhur me komentet e presidentit Zelenskyy.

Mbrëmë vonë, presidenti rus, Vladimir Putin, propozoi rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta për paqe midis Moskës dhe Kievit në metropolin turk Stamboll, duke filluar nga e enjtja e ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.