Zelenskyy: Ukraina është e gatshme për “çdo format” për negociatat e paqes
“Pres se kush do të vijë nga Rusia dhe pastaj do të përcaktoj se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina”, tha Zelenskyy, duke argumentuar se “sinjalet” që po marrin nga mediat në Moskë “akoma nuk janë bindëse”
Stamboll
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për “çdo format” për negociatat e paqes, transmeton Anadolu.
“Ukraina është e gatshme për çdo format negociatash dhe ne nuk kemi frikë nga takimet”, tha Zelenskyy në një video-adresim në platformën Telegram, pasi në Stamboll pritet të organizohen bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes midis dy vendeve që nga marsi i vitit 2022.
Zelenskyy tha se zhvilloi disa takime me ekipin e tij mbi formatin e bisedimeve me Rusinë.
“Pres se kush do të vijë nga Rusia dhe pastaj do të përcaktoj se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina”, tha Zelenskyy, duke argumentuar se “sinjalet” që po marrin nga mediat në Moskë “akoma nuk janë bindëse”.
“Por gjithashtu po dëgjojmë se presidenti Trump po shqyrton mundësinë e të qenit në Turqi. Pra, ky mund të jetë argumenti më i fortë. Një javë mund të ndryshojë shumë, por ndoshta”, tha ai, duke shtuar se “e gjithë kjo po vendoset tani”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
