Bota

Zelenskyy: Rusia kreu sulmin më intensiv me dronë ndaj Ukrainës deri më tani

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen për shtimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke shtuar se rusët kanë vazhduar të kryejnë sulme ajrore intensive gjatë tre netëve të fundit

Davit Kachkachishvili  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 26.05.2025
Zelenskyy: Rusia kreu sulmin më intensiv me dronë ndaj Ukrainës deri më tani

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se ushtria ruse ka kryer sulmin më intensiv me dronë ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy tha se rusët gjatë natës kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Ai theksoi se në sulme u përdorën 9 raketa dhe 355 dronë. "Ushtria ruse ka përdorur numrin më të madh të mjeteve ajrore pa pilot kundër qyteteve dhe vendbanimeve tona që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë", tha Zelenskyy.

Zelenskyy tha se në shënjestër ishte infrastruktura civile, ndërsa shtoi se "Fatkeqësisht, ka të plagosur dhe se kanë ndodhur dëme në infrastrukturën civile".

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen për shtimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke shtuar se rusët kanë vazhduar të kryejnë sulme ajrore intensive gjatë tre netëve të fundit.

"Në këtë mënyrë Putini tregon sa shumë e urren një botë që bën më shumë përpjekje për të 'dialoguar' se sa të ushtrojë presion ndaj tij", tha Zelenskyy.

Duke i ftuar aleatët të ushtrojnë presion mbi Rusinë, Zelenskyy potencoi se "Rusia duhet ta përfundojë vetë këtë luftë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın