Zelenskyy përmend Turqinë, Austrinë dhe Zvicrën si vende të mundshme për takimin me Putinin
Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy flet në favor të Turqisë si një vend i mundshëm për bisedime ballë për ballë me homologun rus Putin

Stamboll
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy përmendi Turqinë, Austrinë dhe Zvicrën si vende të mundshme për takim ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
"Ne besojmë se është e drejtë dhe evropianët e theksuan këtë, që takimi të mbahet në Evropën neutrale. Sepse ka një luftë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian. Unë thashë se jemi dakord. Në Zvicër, Austri jemi dakord", tha Zelenskyy gjatë një bisede me gazetarët, sipas agjencisë së lajmeve "Interfax".
Zelenskyy foli gjithashtu për Turqinë si një vend të mundshëm për bisedime, duke deklaruar se është vend i NATO-s dhe "pjesë e Evropës".