Bota

Zelenskyy: Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës

"Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës sepse një vendim i tillë shkon në dobi për Federatës Ruse dhe shkakton vazhdimin e luftës kundër Ukrainës në të ardhmen", tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Ramin Abdullayev  | 11.01.2024 - Përdıtësım : 11.01.2024
Zelenskyy: Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës

Tallinn

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, bëri të ditur se ndalimi i konflikteve do të shkonte në dobi të Rusisë dhe theksoi se nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës, transmeton Anadolu.

Gjatë një vizite në Estoni, Zelenskyy u takua me presidentin Alar Karis. Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në kryeqytetin Tallin, Zelenskyy foli për luftën me Rusinë dhe bashkëpunimin me NATO-n.

Presidenti ukrainas tha se skenari për ndalimin e luftës do të shkojë në dobi të Rusisë.

"Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës sepse një vendim i tillë shkon në dobi të Federatës Ruse dhe shkakton vazhdimin e luftës kundër Ukrainës në të ardhmen. Ky hap nuk e përfundon luftën, po ashtu nuk të çon as në dialog politik me Rusinë", tha Zelenskyy.

Lidhur me çështjen e marrëdhënieve me NATO-n, Zelenskyy tha se "Në samitin në Washington e meritojmë ftesën në NATO. Kievi është gati për këtë hap. Kjo është garancia më e mirë e sigurisë që do të parandalojë Rusinë".

Estonia premton 1,2 miliard euro ndihmë për Ukrainën deri në vitin 2027

Ndërsa presidenti i Estonisë, Alar Karis, rikujtoi se procesi i anëtarësimit në NATO është zgjatur shumë.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO duhet të përshpejtohet, theksoi Karis i cili tha se "Anëtarësimi në NATO është rruga e vetme për vetëmbrojtje për të gjitha vendet demokratike".

Më tej Karis theksoi se Estonia do të sigurojë 1,2 miliard euro ndihmë për Ukrainën deri në vitin 2027.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.