Bota

Zelenskyy: Flamuri i Ukrainës do të jetë i barabartë me flamujt e shteteve anëtare të BE-së

"Flamuri i Ukrainës do të jetë patjetër i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)", tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Davit Kachkachishvili  | 13.01.2023 - Përdıtësım : 13.01.2023
Zelenskyy: Flamuri i Ukrainës do të jetë i barabartë me flamujt e shteteve anëtare të BE-së

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se "Flamuri i Ukrainës do të jetë patjetër i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e tij të postuar në orët e natës nga llogaria e tij Telegram, Zelenskyy, duke u drejtuar qytetarëve ukrainas, bëri vlerësime lidhur me luftën që vazhdon në vendin e tij kundër Rusisë.

Zelenskyy tha se gjatë një takimi me zyrtar të forcave të sigurisë kanë diskutuar situatën e fundit në rajonin Donetsk, në të cilin përjetohen konfliktet më të dhunshme në luftën Rusi-Ukrainë.

Në takimin e sigurisë kemi diskutuar planet e ditëve të ardhshme të ushtrisë së Ukrainës në konfliktet në rajonin Donetsk, theksoi Zelenskyy, i cili tha më tej se "Sigurisht që çështja numër një është lufta e përgjithshme në drejtim të Soledar, Bakhmut dhe Donetsk".

Duke informuar se ka zhvilluar biseda telefonike me liderë të vendeve anëtare të BE-së, Zelenskyy theksoi se në biseda kanë vlerësuar çështjen për mbështetjen ndaj Ukrainës në procesin e integrimit në BE.

"Flamuri i Ukrainës do të jetë patjetër i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve anëtare të BE-së", deklaroi Zelenskyy.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın