Zelenskyy e quan historike marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje Katar-Arabi Saudite
Presidenti ukrainas Zelenskyy i quajti "historike" marrëveshjet 10-vjeçare të bashkëpunimit në mbrojtje me Arabinë Saudite dhe Katarin të arritura gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme
Moskë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i quajti "historike" marrëveshjet 10-vjeçare të bashkëpunimit në mbrojtje me Arabinë Saudite dhe Katarin të arritura gjatë turneut të tij aktual në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë virtuale për media, Zelenskyy tha se Ukraina nuk kishte patur kurrë më parë marrëveshje të tilla në rajon.
"Unë besoj se këto janë marrëveshje historike. Ne kemi rënë dakord për bashkëpunim strategjik në drejtimin MilTech dhe fusha të tjera. Po flasim për marrëveshje dhjetëvjeçare", tha ai duke vënë në dukje se ato kanë të bëjnë me ndihmën e ndërsjellë dhe se Ukraina është veçanërisht e interesuar në mbrojtjen kundër kërcënimeve balistike.
"Ne gjithashtu kemi sfida që lidhen me energjinë, naftën e kështu me radhë. Prandaj, të gjitha marrëveshjet tona, të cilat do të formalizohen ligjërisht, janë shumë të rëndësishme për shtetin tonë. Ukraina nuk ka patur kurrë më parë marrëveshje të tilla në këtë rajon", shtoi ai.
Zelenskyy tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov është aktualisht në Lindjen e Mesme dhe do të zhvillojë një sërë takimesh.
Presidenti ukrainas filloi turneun e tij në Lindjen e Mesme më 27 mars, duke vizituar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Jordaninë. Në Doha, ai përfundoi një marrëveshje partneriteti në mbrojtje me Emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe kryeministrin Mohammed bin Abdulrahman Al Thani për të paktën 10 vjet, me një marrëveshje të ngjashme të arritur me Arabinë Saudite. Ai njoftoi se një dokument i ngjashëm do të nënshkruhet me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Duke komentuar gjendjen e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, Zelenskyy tha se takimi trepalësh po shtyhet sepse SHBA-ja aktualisht është e përqendruara tek Irani.
"Nuk besoj se jemi në një rrugë pa krye. Nëse kjo është një rrugë pa krye, çfarë tjetër, relaksohuni dhe dorëzohuni?", tha ai.
"Situata është më e ndërlikuar nga pasiguria mbi vendin e negociatave. SHBA-ja propozoi mbajtjen e takimit në territorin e saj por Rusia e refuzoi", tha ai.
"Ne mbështesim një takim kudo, SHBA, Turqi, Zvicër. Kudo ku partnerët janë gati të takohen", tha Zelenskyy duke u zotuar se do të vazhdojë të ndjekë një rrugë diplomatike ndërsa mbron pozicionet e Ukrainës në front.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
