Bota

Zelenskyy do të vishet me kostumin e ngjashëm për takimin e tij me Trumpin

- Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se Zelenskyy do të veshë xhaketë të zezë të ngjashme me atë që veshi në samitin e NATO-s në qershor.

Yasin Yorgancı  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Zelenskyy do të vishet me kostumin e ngjashëm për takimin e tij me Trumpin

Ankara

ANKARA (AA) - Pretendohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vishet ngjashëm me kostumin gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas duke folur për platformën e lajmeve "Axios", bënë vlerësime lidhur me veshjen e Zelenskyyt në takimin e ri pasi ai nuk veshi kostum gjatë takimit me Trumpin në mars, gjë e cila u bë edhe çështje debati.

Ata pretenduan se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë pyetur ukrainasit nëse Zelenskyy do të veshë apo jo kostum për takimin e tij me Trumpin.

Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se Zelenskyy do të veshë xhaketë të zezë të ngjashme me atë që veshi në samitin e NATO-s në qershor, duke shtuar se "Do të jetë veshje si kostum, por jo plotësisht një kostum".

Një zyrtar amerikan ka thënë se veshja e kostumit nga Zelenskyy do të ishte "shenjë e mirë për paqen", duke shtuar se ata nuk e prisnin që ai ta bëjë këtë. Ndërsa një zyrtar tjetër amerikan tha se "Do të ishte mrekulli sikur të vendoste kravatë, por ne nuk e presim këtë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın