Zelenskyy diskuton bisedimet e Trumpit me liderët kryesor evropian dhe të NATO-s
Zelenskyy tha se zhvilloi bisedime me udhëheqësit nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Finlanda, Norvegjia dhe Polonia, si dhe me krerët e Bashkimit Evropian (BE) dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Stamboll
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se bisedoi me liderët evropoian dhe të NATO-s mbi detajet e bisedës së tij me presidentin amerikan, Donald Trump, duke theksuar qëllimin e përbashkët për mbrojtjen e jetëve dhe forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën, transmeton Anadolu.
Zelenskyy tha se zhvilloi bisedime me udhëheqësit nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Finlanda, Norvegjia dhe Polonia, si dhe me krerët e Bashkimit Evropian (BE) dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
"Ndava detajet e bisedës sime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Diskutuam shumë çështje të rëndësishme. Prioriteti kryesor tani është të mbrojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur, të garantojmë sigurinë për Ukrainën dhe të forcojmë të gjithë ne në Evropë", shkroi ai në Telegram.
Ai shtoi se këshilltarët e sigurisë kombëtare nga vendet e përfshira do të takohen për të koordinuar hapat e mëtejshëm, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm me Ukrainën.
Diskutimet erdhën pasi Trump dhe Zelenskyy u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësi ukrainas shprehu mbështetje për sugjerimin e Trumpit që Moska dhe Kievi "të ndalojnë aty ku janë" dhe të fillojnë negociatat për t'i dhënë fund luftës.
Zelenskyy e quajti takimin "produktiv", duke theksuar diskutimet mbi mbrojtjen ajrore, prodhimin e armëve dhe shkëmbimet e mundshme që përfshijnë raketat Tomahawk dhe dronë të prodhuar në Ukrainë.
Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Kievi dhe Moska "duan t'i japin fund luftës" dhe njoftoi planet për t'u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Hungari për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.