Bota

Zelenskyy akuzon Putinin se prolongon luftën për të shmangur negociatat

- "Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën", tha presidenti ukrainas Zelenskyy

Alperen Aktaş  | 29.01.2025 - Përdıtësım : 29.01.2025
Zelenskyy akuzon Putinin se prolongon luftën për të shmangur negociatat

Istanbul

ISTANBUL (AA) - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për "zgjatjen e qëllimshme të luftës" për të shmangur negociatat dhe për të mbajtur paqëndrueshmërinë në rajon, raporton Anadolu.

"Sot, Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën", shkroi Zelenskyy në X, duke shtuar: "Çdo lëvizje që ai bën dhe të gjitha truket e tij cinike synojnë ta bëjnë luftën të pafund".

Teksa tani ekziston një mundësi për të arritur paqe të qëndrueshme, Zelenskyy tha se Putini po punon ose për të vazhduar sulmet në shkallë të gjerë, ose për të siguruar një pauzë të përkohshme për t'u përgatitur për agresionin e ardhshëm.

Ai u bëri thirrje liderëve botërorë të mësojnë nga gabimet e së kaluarës, duke paralajmëruar se Putini mbetet një kërcënim i rëndësishëm për stabilitetin global.

"Kjo është arsyeja pse ne duhet të veprojmë me vendosmëri dhe unitet, të gjithë ata që kanë guximin të besojnë në paqe dhe t'i afrohen paqes me forcë", theksoi Zelenskyy, duke shtuar: "Paqja e vërtetë është e mundur nëse Rusia detyrohet të bëjë paqe".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.