Zelensky: Kemi informacion për planifikim të një grusht shteti në Ukrainë më 1 dhjetor
Zelensky ishte i ftuar në programin "30 pyetje për Presidentin e Ukrainës", ku ai zbuloi se ka marrë informacione për planifikimin e një grushti shteti në vendin e tij

Kiev
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se kanë marrë informacione për tentativë për grusht shteti më 1 dhjetor në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky ishte i ftuar në programin "30 pyetje për Presidentin e Ukrainës", ku ai zbuloi se ka marrë informacione për planifikimin e një grushti shteti në vendin e tij.
Presidenti ukrainas tha se ekzistojnë audio-regjistrime të përfshirjes së biznesmenit Rinat Akhmetov në përpjekjen për grusht shteti.
Zelensky e ftoi Akhmetovin në presidencë për të marrë informacion mbi këtë temë dhe tha se ai nuk është si paraardhësi i tij Viktor Janukoviç, i cili u arratis nga vendi në vitin 2014 dhe se nuk do të ikte.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.