Zbulohet shkaku i sëmundjeve të cigares elektronike në SHBA
Zyrtarët e CDC thanë se rezultati i testeve të kryera mbi mostrat e marra në 10 rajone nga 29 të sëmurë me cigaren elektronike kanë treguar se substanca e përbërësit acetat E mund të jetë shkaktari i sëmundjeve të lidhura me cigaren elektronike

New York
Në SHBA janë zbuluar substancat e dëmshme në cigaret elektronike që kanë shkaktuar të paktën vdekjen e 40 personave dhe më shumë se 2.000 raste të prekur me sëmundjen e mushkërive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-ve thuhet se substanca e përbërësit kimik i emëruar si acetat i vitaminës E që përdoret tek cigaret elektronike mund të jetë shkaku i rasteve të sëmundjeve të mushkërive në vend.
Zyrtarët e CDC thanë se rezultati i testeve të kryera mbi mostrat e marra në 10 rajone nga 29 të sëmurë me cigaren elektronike kanë treguar se substanca e përbërësit acetat E mund të jetë shkaktari i sëmundjeve të lidhura me cigaren elektronike.
Dr. James Pirkle nga ekipi i ekzaminimit pasi e ka cilësuar një substancë "ekstremisht ngjitëse" tha se acetati i vitaminës E, nuk del pasi hyn në mushkëri nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.
Zv.drejtoresha e përgjithshme e CDC, dr. Anne Schuchat theksoi se zbulimi i arritur është një gjetje e madhe. "Kjo nuk çaktivizon përbërësit tjerë, mbase ka më shumë se një arsye, por gjetjet e reja janë të rëndësishme. Ne kemi një arsye të fortë", tha ajo.
Schuchat shtoi se CDC pavarësisht gjetjeve të arritura do të vazhdojë të testojë kimikate të ndryshme.
Sipas të dhënave të cilat CDC i shpalosi më 5 nëntor, thuhet se 40 persona kanë vdekur dhe se përveç rajonit të Alaskës tek të gjitha rajonet tjera janë shënuar 2.051 raste për të cilat mendohen se burojnë nga përdorimi i cigares elektronike.
Rastet e para të sëmundjes u raportuan në muajin prill si pasojë e shqetësimeve të tilla si pamjaftueshmëri në frymëmarrje, lodhje, dhimbje në gjoks dhe të vjella.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.