Zbulohet pajisje përgjimi në Zyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se ka nisur hetime lidhur me incidentin

Kiev
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi konfirmoi se në zyrën e tij u gjet një pajisje përgjimi, transmeton Anadolu.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Zaluzhnyi në deklaratën për media tha: "Sot do të përdorja zyrën ku ndodhej aparati i dëgjimit. Nuk është vend që e përdor rregullisht".
Ai tha se ka disa zyra pune. "Unë nuk e përdora dhomën ku ndodhej aparati i dëgjimit për një kohë të gjatë dje, por gjithsesi kërkuam për qëllime paraprake dhe e gjetëm. Sot në mëngjes shkova në këtë zyrë", tha Zaluzhnyi.
Zaluzhnyi theksoi se pajisje dëgjimi pos në zyrën e tij, u gjet edhe në vende të tjera.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se ka nisur hetime lidhur me incidentin.