Bota

Zarif: Pompeo përpiqet ta mashtrojë Trumpin për të hyrë në luftë kundër Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka akuzuar Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo se përpiqet "ta mashtrojë" presidentin Donald Trump për ta tërhequr në luftë kundër Iranit

Ahmet Dursun  | 19.09.2019 - Përdıtësım : 20.09.2019
Zarif: Pompeo përpiqet ta mashtrojë Trumpin për të hyrë në luftë kundër Iranit

Ankara

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka akuzuar Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo se përpiqet "ta mashtrojë" presidentin Donald Trump për ta tërhequr në luftë kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akuzat e kryediplomatit iranian erdhën pasi Pompeo më herët e cilësoi si "akt lufte" sulmin e fundjavës ndaj dy fabirkave të naftës në Arabinë Saudite.

"Mbetjet e Ekipit B dhe aleatët ambiciozë përpiqen ta mashtrojnë Donald Trumpin për ta tërhequr drejt luftës. Për të mirën e tyre, ata duhet të luten që dëshirat e tyre të mos i realizojnë", ka shkruar Zarif në Twitter.

Zarif i referohet si "Ekipi B" ish-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare John Bolton, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, princit saudit Mohammed bin Salman dhe princit të Abi Dhabit Mohammed bin Zayed, të cilët i akuzon se përpiqen ta zvarrisin SHBA-në drejt një lufte me Iranin.

"Ata ende janë duke paguar për luftën në Jemenin më të vogël, të cilën nuk e përfunduan katër vite më parë pasi janë shumë arrogantë", ka shtuar Zarif.

Ndërkaq, në një mesazh tjetër, Zarif ka shpërndarë një video të fjalimit të Pompeos në Universitetin A&M të Teksasit, ku kryediplomati amerikan shprehet se "Unë isha drejtor i CIA-s. Ne kemi gënjyer, mashtruar dhe vjedhur".

"Shprehitë e vjetra nuk largohen aq lehtë", ka komentuar Zarif.

Ndryshe, më 14 shtator, dy sulme me dronë goditën fabrikat e kompanisë shtetërore saudite Aramco.

Edhe pse grupi rebel Huthi nga Jemeni mori përgjegjësinë mbi sulmin, shefi i diplomacisë amerikane Pompeo dje para vizitës në Arabinë Saudite akuzoi Iranin dhe tha se sulmi paraqet "akt lufte".

Në luftën në Jemen, grupi Huthi i mbështetur nga Irani lufton kundër qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın