Bota

Zëvendëskomandanti i marinës ruse humb jetën në rajonin e Kurskut

Gjeneral brigade Mikhail Gudkov, i cili mban titullin "Hero i Rusisë", u emërua zëvendëskomandant i marinës ruse në muajin mars

Dmitri Chirciu  | 03.07.2025 - Përdıtësım : 03.07.2025
Zëvendëskomandanti i marinës ruse humb jetën në rajonin e Kurskut

Moskë

Zëvendëskomandanti i marinës ruse, gjeneral brigade Mikhail Gudkov, ka humbur jetën në rajonin e Kurskut ndërsa ishte në detyrë, transmeton Anadolu.

Oleg Kozhemyako, guvernatori i rajonit Primorsk të Rusisë, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram tha se "Mikhail Gudkov dhe ushtarë të tjerë humbën jetën ndërsa ishin në detyrë në rajonin e Kurskut. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij".

Si komandant i Brigadës së 155-të Detare të Flotës së Paqësorit, Gudkov mori pjesë në përleshjet kundër ushtarëve ukrainas në rajonin e Kurskut.

Gudkov, i cili mban titullin "Hero i Rusisë", u emërua zëvendëskomandant i marinës ruse në muajin mars.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın