Bota

Xi dhe Trump zhvillojnë telefonatën e parë që nga përshkallëzimi i tarifave Kinë-SHBA

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, telefonata është zhvilluar me kërkesë të Washingtonit

Islam Uddin  | 05.06.2025 - Përdıtësım : 06.06.2025
Xi dhe Trump zhvillojnë telefonatën e parë që nga përshkallëzimi i tarifave Kinë-SHBA

Ankara

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë biseduar në telefon sot për herë të parë që kur tensionet midis vendeve të tyre u përshkallëzuan për shkak të tarifave, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, telefonata është zhvilluar me kërkesë të Washingtonit.

Negociatat tregtare midis SHBA-së dhe Kinës u ndërprenë menjëherë pas marrëveshjes së tyre të 12 majit për të ulur tarifat.

Sipas asaj marrëveshjeje, SHBA-ja dhe Kina ranë dakord për një pezullim 90-ditor të shumicës së tarifave dhe një heqje të masave të vendosura që nga fillimi i prillit.

Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkelje të kushteve. Trump ka pretenduar se Kina nuk ka arritur ta zbatojë marrëveshjen, ndërsa Pekini të hënën i hodhi poshtë këto akuza si "të pabaza" dhe paralajmëroi për kundërmasa të forta për të mbrojtur interesat e saj ekonomike.

Të mërkurën, Trump e përshkroi homologun kinez Xi si "shumë të vështirë dhe jashtëzakonisht të rëndë për të bërë një marrëveshje me të".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın