Bota

Xhakarta pret Vitin e Ri 2026 me spektakël dronësh dhe fishekzjarrësh

Turma të mëdha u mblodhën te sheshi përpara “Rrethrrotullimit Hotel Indonesia” (Bundaran HI), një nga pikat më ikonike të kryeqytetit, për të marrë pjesë në festimet e ndërrimit të viteve

Shpetim Hiseni  | 01.01.2026 - Përdıtësım : 01.01.2026
Xhakarta pret Vitin e Ri 2026 me spektakël dronësh dhe fishekzjarrësh Foto: Agoes Rudianto / AA

Xhakartë

Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, e priti Vitin e Ri 2026 me një spektakël madhështor dronësh dhe fishekzjarrësh, ku morën pjesë mijëra njerëz, raporton Anadolu.

Turma të mëdha u mblodhën te sheshi përpara “Rrethrrotullimit Hotel Indonesia” (Bundaran HI), një nga pikat më ikonike të kryeqytetit, për të marrë pjesë në festimet e ndërrimit të viteve.

Festimet përfshinë një shfaqje dronësh që formuan figura të ndryshme në qiellin e natës, e cila u pasua nga një spektakël mbresëlënës fishekzjarrësh që ofroi një pamje mahnitëse për të pranishmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın