Bota

WSJ: Tre hulumtues nga laboratori në Wuhan u prekën me simptoma të COVID-19 para pandemisë

Pretendohet se 3 hulumtues që punonin në laboratorinë në Wuhan në nëntor të vitit 2019 kanë kërkuar ndihmë nga spitali, pasi ishin prekur nga simptoma të ngjashme me virusin dhe gripin sezonal

Hakan Çopur  | 24.05.2021 - Përdıtësım : 24.05.2021
WSJ: Tre hulumtues nga laboratori në Wuhan u prekën me simptoma të COVID-19 para pandemisë

Washington DC

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, para përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), pretendohet se 3 hulumtues që punonin në laboratorinë e Wuhanit në Kinë, janë pranuar në spital me simptoma të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Artikulli special i gazetës amerikane Wall Street Journal (WSJ), të bazuar në raportin e inteligjencës amerikane, sërish solli në rend dite debatet lidhur me atë se burimi i parë i COVID-19 është laboratori në Wuhan.

Sipas raportit përkatës, pretendohet se 3 hulumtues që punonin në laboratorinë në Wuhan në nëntor të vitit 2019 kanë kërkuar ndihmë nga spitali, pasi ishin prekur nga simptoma të ngjashme me virusin dhe gripin sezonal.

Disa zyrtarë të cilët deshën të mbeten anonimë thanë se inteligjenca në fjalë ende është në një nivel të besueshmërisë që duhet të mbështetet ndërsa disa të tjerë theksuan se besojnë që raporti është një ndër inteligjencat më të fuqishme dhe solide.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump gjatë detyrës së tij shumë herë e kishte akuzuar Pekinin për shkak të përhapjes së virusit.

Ndërsa administrata kineze ka përgënjeshtruar pretendimet në fjalë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın