Bota

Wroclaw, qyteti historik i Polonisë do të presë finalen e Ligës së Konferencës

Si një nga qytetet më të mëdha në Poloni, Wroclaw së bashku me Varshavën njihen si një nga qendrat më të rëndësishme financiare të vendit

Bozhan Memiş  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Wroclaw, qyteti historik i Polonisë do të presë finalen e Ligës së Konferencës

Wroclaw

Wroclaw i Polonisë, i cili do të presë finalen e UEFA Ligës së Konferencës midis Real Betisit dhe Chelseat, është ndër qytetet historike të vendit, raporton Anadolu.

Wroclaw, i cili ka mbetur nën kontrollin e Bohemisë, Austrisë, Prusisë dhe Gjermanisë gjatë gjithë historisë, tërheq vëmendjen për humbjen e popullsisë të cilën e ka përjetuar kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Popullsia e qytetit e cila ishte 650 mijë para luftës, u ul në 150 mijë pas luftës. Me fundin e Luftës së Dytë Botërore, Wroclaw u bë pjesë e Polonisë.

Wroclaw ka qenë nën kontrollin e Mbretërisë së Polonisë, Mbretërisë së Bohemisë, Perandorisë Austriake dhe Prusisë gjatë gjithë historisë ndërsa përmban vepra nga kultura të ndryshme.

- Një nga qendrat më të rëndësishme financiare të vendit

Si një nga qytetet më të mëdha në Poloni, Wroclaw së bashku me Varshavën njihen si një nga qendrat më të rëndësishme financiare të vendit.

Në Wroclaw i cili në të njëjtën kohë është edhe qytet universitar, janë shumë të përhapura monumentet historike dhe ngjarjet kulturore. Aktivitete artistike mund të shihen në çdo cep të qytetit.

I ndërtuar mbi lumin Oder, Wroclaw tërheq vëmendjen me ishujt e tij mbi lumë. Shumë turistë preferojnë të bëjnë një tur me varkë në lumë.

Pallati i Wroclaw, Kisha e Shën Elizabetës dhe Ishulli i Katedrales janë pikat më të rëndësishme për t'u vizituar në qytet. I vendosur në një ishull mbi lumë, Ishulli i Katedrales (Ostrow Tumski) u themelua në vitin 1382 kur mbreti çek Wenceslas donte të ndërtonte kështjellë mbretërore në ishull. Kur ndërtimi i kështjellës mbretërore nuk mundi të përfundonte, kjo zonë u përdor si universitet dhe qendër fetare. Edhe në ditët e sotme përdoret ende me ndërtesat fetare brenda tij.

- Sporti në Wroclaw

Infrastruktura sportive në Wroclaw është e zhvilluar. Një nga ekipet kryesore në qytet, Slask Wroclaw, ka shumë komplekse të infrastrukturës. Përveç kësaj, stadiumi olimpik është qendra më e rëndësishme sportive e qytetit.

Stadiumi i Wroclaw-it, i ndërtuar për Kampionatin Evropian të vitit 2012, pret edhe aktivitete të tjera përveç futbollit. Madje, hapja e stadiumit u bë me një ndeshje boksi.

Slask Wroclaw i cili luan ndeshjet e tij në stadiumin Wroclaw, ra nga Liga Polake këtë sezon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.