Bota

WFP paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme mund ta çojë urinë globale në nivele rekord

Analiza e re e WFP-së parashikon se “gati 45 milionë njerëz të tjerë mund të bien në pasiguri akute ushqimore” nëse konflikti vazhdon, duke iu shtuar 318 milionë njerëzve që tashmë janë të prekur në mbarë botën

Beyza Binnur Dönmez  | 17.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
WFP paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme mund ta çojë urinë globale në nivele rekord

Gjenevë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund ta çojë urinë globale në nivele rekord, duke rrezikuar miliona njerëz të tjerë, transmeton Anadolu.

Analiza e re e WFP-së parashikon se “gati 45 milionë njerëz të tjerë mund të bien në pasiguri akute ushqimore” nëse konflikti vazhdon, duke iu shtuar 318 milionë njerëzve që tashmë janë të prekur në mbarë botën.

“Kjo do ta çonte nivelin global të urisë në një rekord historik dhe është një perspektivë e tmerrshme”, tha për gazetarët në Gjenevë zv/drejtori ekzekutiv i WFP-së, Carl Skau.

Ai paralajmëroi se ndërprerjet në tregjet e energjisë dhe plehrave kimike tashmë po nxisin rritjen e çmimeve të ushqimeve, veçanërisht në rajonet që varen nga importet.

“Rritja e çmimeve globale të ushqimeve dhe karburanteve mund të bëjë që miliona familje të mos kenë mundësi të përballojnë ushqime të qëndrueshme”, tha Skau.

Sipas WFP-së, vendet në Afrikë në jug të Saharasë dhe në Azi përballen me rrezikun më të madh për shkak të varësisë nga importet, me rritje të parashikuara të urisë në të dy rajonet.

“Nëse ky konflikt vazhdon, ai do të dërgojë valë tronditëse në të gjithë globin”, tha Skau, duke paralajmëruar se familjet më të cenueshme “do të goditen më së shumti”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın