WFP: Një e treta e popullsisë së Gazës nuk ka ngrënë për disa ditë për shkak të rrethimit izraelit
100.000 gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP)

Stamboll
Një e treta e popullsisë së Gazës nuk ka ngrënë për disa ditë për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite ndaj enklavës palestineze, tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP), transmeton Anadolu.
"Kriza e urisë në Gaza ka arritur nivele të reja dhe të habitshme dëshpëruese, me një të tretën e popullsisë që nuk ha për disa ditë rresht", tha në një deklaratë Ross Smith, drejtor i WFP-së për përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave.
Sipas vlerësimeve të WFP-së, një e katërta e popullsisë në Gaza po përballet me kushte të ngjashme me urinë, pasi 100.000 gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur të gjitha kalimet në Gaza, duke ndaluar hyrjen e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës humanitare.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se politika e qëllimshme e urisë e Izraelit ka çuar në vdekjen e 88 palestinezëve, përfshirë 78 fëmijë, që nga tetori 2023 për shkak të urisë dhe kequshqyerjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.