Bota

Washington urdhëron evakuimin e 100 mijë banorëve, përmbytjet godasin zonën e lumenjve Skagit dhe Snohomish

Qarku Skagit lëshoi një urdhër evakuimi të nivelit tre “Evakuohuni menjëherë” për të gjithë banorët brenda zonës së përmbytjes të lumit Skagit, duke u bërë thirrje të gjithëve të evakuohen menjëherë drejt zonave më të larta pa pritur

Abdulbesar Ademi  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Washington urdhëron evakuimin e 100 mijë banorëve, përmbytjet godasin zonën e lumenjve Skagit dhe Snohomish

Puyallup

Shteti Washington në SHBA ka urdhëruar 100 mijë banorë të evakuohen, teksa përmbytjet katastrofike vazhdojnë në të gjithë pjesën perëndimore të shtetit amerikan, me efektet më të këqija përgjatë lumenjve Skagit dhe Snohomish, raporton Anadolu.

“Ne parashikojmë se potencialisht 100 mijë banorë të Washingtonit po përballen me urdhra evakuimi”, tha guvernatori Bob Ferguson, duke shpallur një emergjencë në të gjithë shtetin.

Qarku Skagit lëshoi një urdhër evakuimi të nivelit tre “Evakuohuni menjëherë” për të gjithë banorët brenda zonës së përmbytjes 100-vjeçare të lumit Skagit, duke u bërë thirrje të gjithëve të evakuohen menjëherë drejt zonave më të larta pa pritur.

Qarku Skagit gjithashtu mbylli të gjitha shërbimet jo-thelbësore qeveritare, duke përfshirë gjykatat e qarkut dhe ato superiore, për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të rrezikshme. Shërbimet thelbësore, përfshirë menaxhimi i emergjencave, siguria publike dhe mirëmbajtja e rrugëve, vazhdojnë të funksionojnë.

Trupat e Gardës Kombëtare të Washingtonit po mbushin thasë me rërë në qarkun Skagit për të mbështetur ndihmësit e parë që ndihmojnë banorët e prekur.

Shërbimet e emergjencës, raportoi Seattle Times, kanë kryer shpëtimin e rreth 20 personave të bllokuar në shtëpitë ose automjetet e tyre në 48 orët e fundit.

I gjithë delegacioni i Kongresit të Washingtonit i kërkoi presidentit Donald Trump të miratojë një deklaratë të përshpejtuar të emergjencës për përmbytjet.

Banorëve u kërkohet të shmangin udhëtimet e panevojshme, të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare dhe të ndjekin këshillat e sigurisë dhe evakuimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın