Bota

Washington, policia në alarm pas një "kërcënimi me bombë" në Departamentin e Shëndetësisë

Policia në Washington DC u alarmua nga kërcënimi me bombë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore pranë ndërtesës së Kongresit

Dildar Baykan Atalay  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Washington, policia në alarm pas një "kërcënimi me bombë" në Departamentin e Shëndetësisë

Washington DC

Autoritetet e sigurisë në kryeqytetin amerikan Washington kanë bllokuar qarkullimin në disa rrugë që çojnë drejt Kongresit të SHBA-së dhe kanë marrë masa sigurie për shkak të një “kërcënimi me bombë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në Washington DC u alarmua nga kërcënimi me bombë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore pranë ndërtesës së Kongresit.

Forcat e sigurisë janë ende duke kryer hetime në vendngjarje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın