Bota

Vullnetari i kishës pranon zjarrvënien e qëllimshme në katedralen franceze

Autoritetet franceze arrestuan vullnetarin pasi ai pranoi përgjegjësinë për zjarrëvënien në katedrale më 18 korrik

Ekip  | 26.07.2020 - Përdıtësım : 27.07.2020
Vullnetari i kishës pranon zjarrvënien e qëllimshme në katedralen franceze

Paris

Autoritetet franceze arrestuan dhe akuzuan një vullnetar të kishës të dielën, pasi ai u tha hetuesve se ishte përgjegjës për zjarrvënien e qëllimshme që dëmtoi rënd katedralen gotike të shekullit të 15-të në Nantes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personi në fjalë ishte marrë në pyetje më parë dhe më pas u la i lirë pas zjarrit të 18 korrikut që shkatërroi instrumentin, theu xhamat dhe nxiu brendësinë e Katedrales së Shën Pjetrit dhe Shën Palit të qytetit francez perëndimor Nantes.

Pasi u ndalua përsëri këtë fundjavë për pyetje të mëtejshme, punëtori vullnetar i kishës më në fund pranoi përgjegjësinë për zjarrin, tha avokati i tij, Quentin Chabert.

"Ai rrëfeu për akuzat kundër tij, të cilat, siç tregoi prokurori, kanë shkaktuar shkatërrim dhe dëme nga zjarri", tha avokati për Radio Info France. 

"Ai ndien keqardhe. Kjo është e sigurt. Ai në një mënyrë u pendua", shtoi Chabert.

Mediat franceze cituan prokurorin e Nantes të ketë thënë se 39-vjeçari, i cili kishte për detyrë të mbyllte katedralen, i tha gjykatësit hetues se ai ndezi tri zjarre: në dy vende të katedrales dhe një në kutinë elektrike. Motivet për incidentin mbeten të panjohura.

Sipas mediave, prokurori ka thënë se akuzat për zjarrvënie dënohen me burgin deri në dhjetë vjet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın