Vullnetarët e Flotiljes Globale "Sumud" nisin grevë urie në burgjet izraelite
"42 vullnetarë të Flotiljes Globale 'Sumud' kanë nisur grevë urie masive në burgjet izraelite", thuhet në deklaratë

Ankara
Vullnetarët nga Flotilja Globale "Sumud", të cilët udhëtuan për në Gaza për të thyer bllokadën izraelite dhe u ndaluan në mënyrë të paligjshme, kanë nisur grevë urie në burgjet izraelite, transmeton Anadolu.
Flotilja lëshoi një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, duke njoftuar se 42 vullnetarë nga flotilja kanë nisur grevë urie masive në burgjet izraelite.
"42 vullnetarë të Flotiljes Globale 'Sumud' kanë nisur grevë urie masive në burgjet izraelite", thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se aktivistët, emrat e të cilëve u paraqitën në foton e përbashkët, e kryen këtë veprim "në solidaritet me popullin palestinez".
- Flotilja Globale "Sumud"
Flotilja Globale "Sumud", në rrugë për të thyer bllokadën izraelite dhe për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.
Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke sekuestruar në mënyrë të paligjshme dhjetëra anije dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.
Flotilja Globale "Sumud" ishte flotilja më e madhe që është nisur ndonjëherë për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza.