Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen për herë të 30-të që nga dhjetori
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, vullkani mbetet në një nivel alarmi portokalli, duke treguar se shpërthimi është duke vazhduar me potencialin për aktivitet të shtuar

Shkup
Vullkani Kilauea në Hawaii, një nga vullkanet më aktivë në botë, shpërtheu përsëri sot, njoftoi Observatori i Vullkaneve i Hawaiit, transmeton Anadolu.
Ky është shpërthimi i 30-të që nga 23 dhjetori 2024.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, vullkani mbetet në një nivel alarmi portokalli, duke treguar se shpërthimi është duke vazhduar me potencialin për aktivitet të shtuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.