Bota

Vuçiq: OSBE-ja luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun Sinirlioğlu

Lejla Biogradlija  | 02.04.2025 - Përdıtësım : 03.04.2025
Vuçiq: OSBE-ja luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun Sinirlioğlu, raporton Anadolu.

Vuçiq ka vlerësuar takimin e tij me Sinirlioğlun në një postim që ka shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Presidenti serb tha se ai dhe Sinirlioğlu kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Serbisë me OSBE-në si dhe për çështjet aktuale në rajon.

Vuçiq falënderoi OSBE-në për mbështetjen e saj ndërsa shtoi se OSBE-ja luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai potencoi se OSBE-ja ka rol të rëndësishëm në çështjet rajonale.

"Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në punën e OSBE-së në terren. Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin me fqinjët e saj dhe vendet e rajonit, sepse ne besojmë se prosperiteti dhe zhvillimi i ardhshëm varet nga kjo", tha Vuçiq.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.