Bota

Vuçiq: Kemi marrëveshje për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz deri më 31 mars

Presidenti serb Vuçiq tha se është arritur marrëveshje me palën ruse për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz edhe për tre muaj të tjerë, gjë që do të sigurojë stabilitetin energjetik të vendit gjatë dimrit

Senita Sehercehajic  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Vuçiq: Kemi marrëveshje për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz deri më 31 mars Foto: Arkiv / AA

Beograd

Serbia ka arritur marrëveshje me Rusinë për të zgjatur furnizimet me gaz natyror deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, raporton Anadolu.

"Kemi marrëveshje për të zgjatur furnizimet me gaz për tre muaj të tjerë, deri më 31 mars, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt dhe të flenë të qetë", tha Vuçiq në një fjalim para gazetarëve në një aktivitet që u mbajt në Beograd.

Siç pohoi ai, "Serbia do të ketë si energji elektrike ashtu edhe gaz të mjaftueshëm për sezonin e ardhshëm të dimrit".

Marrëveshja e gazit që Serbia ka aktualisht me Rusinë zgjat deri në fund të këtij viti. Serbia furnizohet kryesisht me gaz nga Rusia. Sipas të dhënave, vendi konsumon rreth 2.5 miliardë metra kub të këtij burimi energjie çdo vit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın