Vritet një civil nga të shtënat e SDF-së në Hasakah të Sirisë
Një civil u qëllua për vdekje sot nga anëtarët e grupit terrorist YPG/SDF në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë
Stamboll
Një civil u qëllua për vdekje sot nga anëtarët e grupit terrorist YPG/SDF në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë, transmeton Anadolu.
Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA) tha se sulmi ndodhi në qytetin Al-Hol në provincë.
Nuk u publikuan detaje të tjera.
Sulmi ndodhi ndërsa Ushtria Siriane vazhdoi të përparonte drejt Hasakah dhe qytetit verior të Ayn al-Arab (Kobani), si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi me SDF-në, e cila dominohet nga grupi terrorist YPG, dega siriane e PKK-së terroriste.
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa njoftoi një armëpushim dhe marrëveshje integrimi me SDF-në të dielën vonë për të integruar anëtarët e saj në institucionet shtetërore.
