Bota

Vritet një tjetër ushtar izraelit në Gaza

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se majori Shahar Netanel Bozaglo (27), një komandant nga Batalioni i 77-të "Saar Magolan", u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës

Muhammed Emin Canik  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 23.09.2025
Vritet një tjetër ushtar izraelit në Gaza

Stamboll

 Një ushtar izraelit është vrarë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet dhe bllokadën intensive, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se majori Shahar Netanel Bozaglo (27), një komandant nga Batalioni i 77-të "Saar Magolan", u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.

Kjo e çon numrin e ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023, emrat e të cilëve janë lejuar të publikohen, në 911. Numri i ushtarëve të shpallur të vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi ofensivën e tij tokësore më 27 tetor 2023, është 465.

Në lajmet e mediave izraelite thuhet se Bozaglo u plagos dhe vdiq në spital pas shënjestrimit të një tanku nga Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit në Gaza, ku Izraeli nisi ofensivën e tij tokësore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın