Bota

Vritet një tjetër ushtar izraelit në Gaza

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se ushtari 27-vjeçar Alon Farkas nga batalioni i 6646-të i zbulimit u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës

Mehmet Nuri Uçar  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 04.06.2025
Vritet një tjetër ushtar izraelit në Gaza

Stamboll

Ushtria izraelite ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se ushtari 27-vjeçar Alon Farkas nga batalioni i 6646-të i zbulimit u vra në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave të ndara nga ushtria izraelite nën titullin "ata që janë lejuar të zbulojnë emrat", numri i ushtarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 862.

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore intensive në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 dhe sulme tokësore që nga 27 tetori 2023.

Luftime të shpeshta zhvillohen midis ushtarëve izraelitë që po përpiqen të pushtojnë Rripin e Gazës nga toka dhe luftëtarëve palestinezë të rezistencës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın