Bota

Vritet një palestinez pas tentimit të pretenduar për sulm me makinë

Muhammad Abdallah Ali Musa, 26 vjeç, u qëllua pranë vendbanimit Halamish, në veriperëndim të kryeqytetit administrativ të Bregut të pushtuar Perëndimor, Ramallah

Kaamil Ahmed  | 31.10.2017 - Përdıtësım : 31.10.2017
Vritet një palestinez pas tentimit të pretenduar për sulm me makinë Foto: Issam Rimawi / AA

Jerusalem

JERUSALEM (AA) – Një palestinez ka humbur jetën sot nga plagët e marra si pasojë e të shtënave me armë nga forcat izraelite gjatë një tentative të pretenduar për sulm me makinë në Bregun e pushtuar Perëndimor, bëri të ditur ministri palestinez i Shëndetësisë në një njoftim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muhammad Abdallah Ali Musa, 26 vjeç, u qëllua pranë vendbanimit Halamish, në veriperëndim të kryeqytetit administrativ të Bregut të pushtuar Perëndimor, Ramallah.

Dëshmitarë okularë për AA theksuan se një grua palestineze u plagos gjithashtu, ndërsa ushtria izraelite tha se nuk kishte viktima.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi tre palestinezë u plagosën gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve Qalandiya të hënën vonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın