Bota

Vritet një kolon i paligjshëm izraelit, 3 të tjerë plagosen në një sulm pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor

Raportohet se sulmues të armatosur me thika drejtuan makinën e tyre drejt këmbësorëve pranë vendbanimit, me njërin që doli prej tij dhe i goditi me thikë banorët

Betül Yılmaz  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Vritet një kolon i paligjshëm izraelit, 3 të tjerë plagosen në një sulm pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor

Istanbul

Një kolon i paligjshëm izraelit u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë mjekët, transmeton Anadolu.

Shërbimi kombëtar i ambulancës i Izraelit (MDA) tha se një burrë izraelit u godit me thikë dhe u vra pranë vendbanimit Gush Etzion, në jug të Kudsit Lindor, në Bregun Perëndimor jugor.

MDA tha se tre kolonë të tjerë u plagosën lehtë në sulm.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se sulmues të armatosur me thika drejtuan makinën e tyre drejt këmbësorëve pranë vendbanimit, me njërin që doli prej tij dhe i goditi me thikë banorët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.