Bota

Vritet në sulmin izraelit gazetari palestinez, Ahmad Abu Mutayr

Izraeli shpesh shënjestron gazetarët të cilët njoftojnë masakrat që kryhen nga ushtria izraelite

Ajdin Aliji  | 20.10.2025 - Përdıtësım : 21.10.2025
Vritet në sulmin izraelit gazetari palestinez, Ahmad Abu Mutayr Foto: Alaa Y. M. Abumohsen/AA

Shkup

Të afërmit mbajnë zi ndërsa trupi i gazetarit palestinez Ahmad Abu Mutayr, i cili u vra në një sulm izraelit në Deir al-Balah pavarësisht armëpushimit, transportohet nga Spitali i Martirëve Al-Aksa për varrim në Deir al-Balah, Gaza, raporton Anadolu.

Izraeli shpesh shënjestron gazetarët të cilët njoftojnë masakrat që kryhen nga ushtria izraelite.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 68 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

Një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, përmes ndërmjetësimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe e zbatuar më 10 tetor, përcakton një tërheqje të pjesshme izraelite nga disa zona në Gaza në pozicione të reja brenda enklavës, të njohura si "vija e verdhë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın