Vriten edhe 3 persona tjerë nga raketat iraniane në Izraelin verior
24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane që nga e premtja

Stamboll
Tre persona të tjerë u vranë nga raketat iraniane në qytetin Haifa, në veri të Izraelit, transmeton Anadolu.
Radioja e ushtrisë izraelite tha në platformën X se numri i të vdekurve nga sulmi i fundit iranian u rrit në 8, pasi tre persona të zhdukur u konfirmuan të vdekur.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Emergjencave të Izraelit, Magen David Adom, 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane që nga e premtja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.