Bota

Vriten 65 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Të paktën 65 palestinezë u vranë, përfshirë fëmijë dhe gra dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në Rripin e Gazës gjatë natës

Ali Semerci  | 14.05.2025 - Përdıtësım : 14.05.2025
Vriten 65 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Istanbul

Të paktën 65 palestinezë u vranë, përfshirë fëmijë dhe gra dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në Rripin e Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli shënjestroi shtëpitë e palestinezëve në jug dhe veri të Rripit të Gazës gjatë natës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë e civilëve në zona të ndryshme dhe kampet e refugjatëve në të cilët qëndrojnë të zhvendosurit.

Në këto sulme u vranë 65 persona shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Teksa ekipet e mbrojtjes civile me mundësi shumë të kufizuara përpiqen të arrijë tek personat e mbetur nën rrënoja, theksohet se trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Al-Awda dhe në Spitalin e Indonezisë.

Theksohet se disa nga viktimat ende janë nën rrënoja.

Burime shëndetësore kanë bërë të ditur se shumica e atyre që humbën jetën janë nga familjet An-Najjar, Suwaylim dhe Kattani ndërsa morgjet e spitaleve janë plot me kufoma.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın