Bota

Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Shkencëtarët bërthamorë, Abdulhamid Menuchehr, Ahmed Reza Zulfikari, Emir Hossein Fikhi, Motlabizade, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Feridun Abbasi u vranë në sulmet e kryera nga Izraeli në qytete të ndryshme të Iranit në orët e para të mëngjesit

Ahmet Dursun  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Teheran

Të paktën 6 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim, shkencëtarët bërthamorë, Abdulhamid Menuchehr, Ahmed Reza Zulfikari, Emir Hossein Fikhi, Motlabizade, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Feridun Abbasi u vranë në sulmet e kryera nga Izraeli në qytete të ndryshme të Iranit në orët e para të mëngjesit.

Feredun Abbasi, një nga të vrarët në sulm, shërbeu për një mandat si kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Abbasi i mbijetoi një atentati izraelit në vitin 2010.

Shkencëtari tjetër që humbi jetën, Muhammad Mehdi Tehranchi, ishte rektori i Universitetit Islamik Azad.

Në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, Tabrizit, centralit bërthamor Natanz në Isfahan dhe qyteteve të Lorestanit dhe Kermanshahut.

Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın