Vogëlushja palestineze përpiqet të mbijetojë pas humbjes së krahëve në sulmin e Izraelit në Gaza
Vogëlushja 10 vjeçare palestineze, Sara al-Bersh, e cila humbi të dy krahët në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës, vazhdon të luftojë për të mbijetuar pavarësisht të gjitha vështirësive që ajo përjeton

Tiranë
Vogëlushja 10 vjeçare palestineze, Sara al-Bersh, e cila humbi të dy krahët në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës, vazhdon të luftojë për të mbijetuar pavarësisht të gjitha vështirësive që ajo përjeton, raporton Anadolu.
Sara e cila jeton me nënën e saj në lagjen Sheikh Radwan në lindje të qytetit të Gazës, përdor këmbët e saj për të përmbushur nevojat e përditshme. Vajza e vogël, e cila ka nevojë për mbështetjen e nënës së saj veçanërisht për detyrat themelore si të ngrënit, të pirit e ujit dhe kujdesi personal, përballet me vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.
Vogëlushja 10 vjeçare palestineze, Sara al-Bersh, e cila humbi të dy krahët në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës, vazhdon të luftojë për të mbijetuar pavarësisht të gjitha vështirësive që ajo përjeton.
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) July 2, 2025
🔗 https://t.co/R0HHx1ySB5 pic.twitter.com/ExOgpq5pqk
Sara e cila humbi babanë e saj në të njëjtin sulm, ëndërron të pajiset me një krah protetik dhe të jetë në gjendje të vazhdojë përsëri jetën dhe të luajë si bashkëmoshatarët e saj.
Nëna e saj theksoi se Sara mbart një barrë të rëndë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht dhe se vajza ka vështirësi të luajë me bashkëmoshatarët e saj dhe të marrë pjesë në jetën shoqërore.
Ushtria izraelite ka kryer ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë deri më tani më shumë se 56.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.