Bota

Vogëlushja palestineze shpëton e gjallë në mesin e zjarrit në shkollën që sulmoi Izraeli

Shtatëvjeçarja Verd esh-Sheyh Halil që u filmua në mesin e flakëve, shpëtoi mrekullisht e gjallë nga sulmi

Alban Agushi  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Vogëlushja palestineze shpëton e gjallë në mesin e zjarrit në shkollën që sulmoi Izraeli

Gaza

Një vogëlushe palestineze ka shpëtuar e gjallë në mesin e zjarrit në shkollën që sulmoi Izraeli në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite sulmoi shkollën "Fahmi al-Jarjawi" në qytetin e Gazës në të cilën po strehoheshin shumë të zhvendosur në veri të Rripit të Gazës.

Si pasojë e sulmit janë vrarë të paktën 25 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë 7-vjeçarja Verd esh-Sheyh Halil që u filmua në mesin e flakëve, shpëtoi mrekullisht e gjallë nga sulmi.

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme në mëngjesin e 18 marsit.

Që kur ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj, 3.785 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, janë vrarë ndërsa 10.756 janë plagosur.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 53.939 ndërsa numri i të plagosurve në 122.797.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın