Vjeshta në Pragë "bashkëjeton" me trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit
Me trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, Praga është ndër qytetet që turizmi është i gjallë gjatë katër stinëve të vitit
Shkup
Në fotografitë e shkrepura nga fotoreporteri i Agjencisë Anadolu shihen pamje të përgjithshme të Rotondës së Shën Martinit, një nga strukturat ikonike të kryeqytetit çek që tërheq turistë edhe në ditët e freskëta të vjeshtës me ngjyrat e stinës.
Ndërsa pemët zverdhen, duke shtuar ngjyrat e vjeshtës në strukturën natyrore të qytetit, qyteti mbetet i gjallë pavarësisht ajrit të freskët.
Parqet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit pasqyrojnë atmosferën paqësore të vjeshtës, ndërsa pemët e verdha të kombinuara me ndërtesat historike u ofrojnë vizitorëve një pamje të ndryshme të Pragës.
Me trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, Praga është ndër qytetet që turizmi është i gjallë gjatë katër stinëve të vitit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
