Bota

"Vizita e presidentit algjerian në Ankara, mundësi për të forcuar partneritetin ekonomik dhe strategjik"

Mediat algjeriane ndoqën nga afër vizitën e parë presidenciale në Turqi pas 17 viteve

Ebu Bekir Aşkın  | 17.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
"Vizita e presidentit algjerian në Ankara, mundësi për të forcuar partneritetin ekonomik dhe strategjik"

Alger

Shtypi algjerian i dha hapësirë të gjerë takimit të djeshëm të presidentit algjerian Abdelmadjid Tebboune me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat algjeriane ndoqën nga afër vizitën e parë presidenciale në Turqi pas 17 viteve.

Vizita e Tebboune në Ankara u përshkrua si "një mundësi për të forcuar partneritetin ekonomik dhe strategjik".

Objektivi i rritjes së vëllimit tregtar dypalësh në 10 miliardë dollarë, i paralajmëruar në kuadër të vizitës, ishte në krye të lajmeve.

Theksi në bashkëpunimin strategjik

Shtypi algjerian tërhoqi vëmendjen edhe për dëshirën e dy vendeve për të rritur partneritetin e tyre strategjik për problemet rajonale dhe për të diskutuar gjatë bisedimeve për çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kanali privat televiziv algjerian "En-Nahar" theksoi se të dy udhëheqësit shfaqën qëndrime miqësore dhe patën takime të gjata me dyer te mbyllura gjatë vizitës.

Faqja e internetit "Ultra Algeria" njoftoi takimin Erdoğan-Tebboune me titullin: "Turqia dhe Algjeria do të rrisin vëllimin e tregtisë së ndërsjellë në 10 miliardë dollarë në vit".

Nga ana tjetër, faqja e internetit të "al Maghrib al yawm" publikoi lajmin duke njoftuar se ishte vizita e parë presidenciale nga Algjeria në Turqi pas 17 viteve.

Në lajm, ku thuhet se në bisedime doli në pah bashkëpunimi ekonomik, u theksua rëndësia e adresimit të çështjeve të partneritetit strategjik në çështjet rajonale si Libia dhe Palestina.

Kanali "Al-Alem" publikoi lajmin duke u bazuar në deklaratën e presidentit Erdoğan ku thuhet se kanë të vendosur të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Sot përfundon vizita e Tebboune në Turqi, i cili erdhi në Ankara më 15 maj me ftesë të presidentit Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın