Bota

Vietnam, provinca Ninh Binh shquhet për bukurinë e saj natyrore

Vizitorët në rajon mund të eksplorojnë gjeografinë e qytetit duke lundruar në ujërat e ngushta midis fushave të orizit me varka të vogla

Dzihat Aliju  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 27.08.2025
Vietnam, provinca Ninh Binh shquhet për bukurinë e saj natyrore Foto: Ümmü Nisan Kandilcioğlu / AA

Shkup

E vendosur afërsisht 100 kilometra në jug të kryeqytetit të Vietnamit, Hanoi, provinca Ninh Binh shquhet për bukurinë e saj natyrore, si dhe për prodhimin e orizit, turizmin dhe artizanatin, raporton Anadolu.

Kompleksi Panoramik Trang An, i cili është i listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, dhe Tam Coc, i njohur si "Gjiri i Ha Long në tokë", janë ndër atraksionet më të njohura të rajonit.

Vizitorët në rajon mund të eksplorojnë gjeografinë e qytetit duke lundruar në ujërat e ngushta midis fushave të orizit me varka të vogla.

Vendasit gjithashtu mund t'i lajnë rrobat e tyre pranë dhjetëra varkave në bregun e një lumi në qytetin Tam Coc, i cili tërheq vizitorë me formacionet e tij shkëmbore karstike dhe turet në lumë, në provincën Ninh Binh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın