Bota

Vietnam, 14 vite burg për mesazhe antikomuniste

Ish-mësuesi Dao Quang Thuc është dënuar për tentim përmbysje të qeverisë komuniste dhe në rrjetet sociale ka përhapur porosi antikomuniste

Zehra Ulucak  | 20.09.2018 - Përdıtësım : 20.09.2018
Vietnam, 14 vite burg për mesazhe antikomuniste

Ankara

ANKARA (AA) – Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me 14 vite burg dhe ka vendosur në listën e terroristëve, aktivistin i cili në rrjetet sociale publikoi mesazhe antiqeveritare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia vietnameze e lajmeve (VNA) njofton se ish-mësuesi Dao Quang Thuc është dënuar për tentim përmbysje të qeverisë komuniste dhe në rrjetet sociale ka përhapur porosi antikomuniste.

Po i njëjti gjyq aktivistin 58 vjeçar e vendosi edhe në listën e terroristëve dhe e dënoi për lidhje me një grup terrorist nga Kalifornia e SHBA-ve.

Në fillim të këtij muaji edhe një aktivist në Vietnam u dënua me 12 vite burg për pjesëmarrje në grup të ndaluar opozitar.

Gjykata vietnameze muajin e kaluar me nga 14 vite burg dënoi gjithsej 12 aktivistë, mes të cilëve edhe dy shtetas amerikanë.









Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın