Bota

Venezuela rikthen aksesin në X pas më shumë se një viti

Platforma u rihap të martën, disa javë pas kapjes së Maduros, me presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez që postoi mesazhe uniteti dhe rimëkëmbjeje ekonomike

Fatma Zehra Solmaz  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Venezuela rikthen aksesin në X pas më shumë se një viti

Stamboll

Platforma amerikane e mediave sociale X u bë përsëri e arritshme në Venezuelë të martën, më shumë se një vit pasi u bllokua nga presidenti i rrëzuar Nicolas Maduro, i cili u kap nga forcat amerikane më 3 janar, transmeton Anadolu.

Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, e cila më parë shërbeu si zëvendëspresidente e Venezuelës përditësoi llogarinë e saj X, duke shkruar: "Ne rifillojmë kontaktin përmes këtij kanali. Venezuela mbetet në këmbë, me forcë dhe vetëdije historike. Le të qëndrojmë të bashkuar duke ecur drejt stabilitetit ekonomik, drejtësisë sociale dhe shtetit të mirëqenies që meritojmë të aspirojmë".

Pas zgjedhjeve të korrikut 2024, Maduro u shpall fitues pavarësisht akuzave për mashtrim zgjedhor ndërsa qeveria e tij pezulloi qasjen në platformën amerikane të mediave sociale në gusht.

Para ndalimit, X ishte platformë kyçe për venezuelianët, por bllokada bëri që ministrat, ligjvënësit dhe agjencitë qeveritare të ndalonin së postuari.

Rodriguez mori drejtimin pasi Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat ushtarake amerikane më 3 janar, gjatë një operacioni që la më shumë se 100 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın