Bota

Venezuela njofton se një delegacion i SHBA-së ka mbërritur në vend për bisedime

Në mediat amerikane u paraqitën pretendimet se SHBA-ja po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës për të zbutur krizën e naftës që filloi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë

Sinan Doğan  | 28.06.2022 - Përdıtësım : 29.06.2022
Venezuela njofton se një delegacion i SHBA-së ka mbërritur në vend për bisedime

Bogota

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi se një delegacion nga qeveria e SHBA-së ka mbërritur në vend për të biseduar për çështje të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin shtetëror VTV, Maduro tha se mes dy vendeve po vlerësohen çështjet aktuale për vazhdimin e negociatave që filluan më 5 mars.

"Delegacioni i ardhur nga SHBA-ja u prit nga kreu i parlamentit kombëtar, Jorge Rodriguez", tha Maduro duke shtuar se "Ky delegacion i rëndësishëm i ardhur në Venezuelë është pritur nga Rodriguez. Po bëhen përpjekje për të sjellë në vazhdimësi çështjet në agjendën dypalëshe".

- Shtëpia e Bardhë: Me Venezuelën po zhvillohen bisedime

Në mediat amerikane u paraqitën pretendimet se SHBA-ja po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës për të zbutur krizën e naftës që filloi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe se një delegacion amerikan u takua me Maduron në Karakas.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një deklaratë më 9 mars konfirmoi bisedimet dhe njoftoi se qëllimi i bisedimeve të zyrtarëve amerikanë në Karakas është diskutimi për "sigurinë e energjisë" dhe situatën e amerikanëve të arrestuar.

Maduro ka njoftuar se bisedimet me delegacionin e SHBA-së do të vazhdojnë dhe se do të rifillohet dialogu i ndërprerë me opozitën e vendit.

Ai theksoi se me delegacionin e ardhur nga qeveria e SHBA-së ka zhvilluar një bisedë "të respektuar" dhe të "sinqertë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın