Bota

Venezuela miraton mbi 570 milionë dollarë fonde për zhvillim

Maduro tha se me guvernatoret dhe protektoratet u përcaktuan pesë zona me përparësi të cilat përfshinin ekonominë, shërbimet publike, sigurinë, fuqinë popullore dhe demokracinë udhëheqëse

Beyza Binnur Dönmez  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Venezuela miraton mbi 570 milionë dollarë fonde për zhvillim

Ankara

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka miratuar rreth 230 milionë dollarë për materializimin e planeve prodhuese dhe operative të njësive administrative të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, Maduro tha se me guvernatoret dhe protektoratet, territore të varura që u është dhënë autonomia lokale, u përcaktuan pesë zona me përparësi të cilat përfshinin ekonominë, shërbimet publike, sigurinë, fuqinë popullore dhe demokracinë udhëheqëse.

“Miratova një shumë prej 207 milionë euro (rreth 230 milionë dollarë) për ekzekutimin e planeve prodhuese dhe operative të bashkive dhe nënbashkive. Po ashtu miratova burime për më shumë se 202 milionë euro (rreth 220 milionë dollarë) për rikuperimin e energjisë elektrike, ujit, telekomunikacionit, rrugëve bujqësore dhe transportit”, tha Maduro.

Ai tha se gati një fond prej 169.2 milionë dollarë ishte miratuar për zhvillimin e projekteve prodhuese të 3.200 komunave në nivel vendor.

“Ne do të konsolidojmë një ekonomi të fuqishme produktive të komunitetit”, theksoi Maduro.

Në fund të shtatorit, Maduro realizoi nëj vizitë pune në Kremlin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe temat rajonale me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ekonomia e Venezuelës ka qenë në rënie të madhe pas rënies globale të çmimit të naftës së papërpunuar, eksportit kryesor të vendit, përderisa trazirat politike të vazhdueshme po ashtu ndikojnë në stabilitetin financiar të vendit.

Rezervat e provuara të naftës në Venezuelë njihen si më të mëdha në botë me gjithsej 303.3 miliardë fuçi.

Që nga fillimi i vitit, Venezuela është përfshirë në trazira politike, pasiqë Maduro dhe kreu i opozitës, Juan Guaido janë përfshirë në një betejë për pushtet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın