Bota

Venezuelë, opozita u jep fund negociatave me qeverinë

Guaido në rrjetet sociale shpalli vendimin për tërheqjen e opozitës nga negociatat që mbahen në Barbados me ndërmjetësim të Norvegjisë

Muhammed Emin Canik   | 16.09.2019
Venezuelë, opozita u jep fund negociatave me qeverinë

Caracas

Lideri i opozitës dhe president i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në negociatat me Qeverinë dhe se për opozitën ky process është i kryer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guaido në rrjetet sociale shpalli vendimin për tërheqjen e opozitës nga negociatat që mbahen në Barbados me ndërmjetësim të Norvegjisë.

“Regjimi diktatorial i Nicolas Maduro la tryezën e bisedimeve nën pretekste false. Konfirmojmë se procesi negociues ka përfunduar, meqë qeveria 40 ditë refuzon të kthehet në to”, porositi Guaido.

Guaido gjithashtu argumentoi se ishte e pamundur të arrihet një zgjidhje politike me presidentin e Venezuelës, Maduro, si dhe u bëri thirrje qytetarëve në vend dhe diasporë të rrisin presionin për ndryshimin e pushtetit.

Me ndërmjetësim të Norvegjisë në maj filloi procesi negociues në Barbados me qëllim të zgjidhjes së krizës së thellë politike në Venezuelë.

Qeveria e Maduros ndërpreu negociatat në fillim të muajit gusht për shkak të mbështetjes që u dha Guaido sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın