Bota

Venezuelë, fushata anti-Trump tubon 4 milionë nënshkrime

Fushata "Jo më Trump" synon të mbledhë 13 milionë nënshkrime dhe do të vazhdojë derisa të prezantohet në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Beyza Binnur Dönmez   | 23.08.2019
Venezuelë, fushata anti-Trump tubon 4 milionë nënshkrime

Ankara

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar se fushata kundër presidentit amerikan, Donald Trump, e nisur në fillim të gushtit për të kundërshtuar masat amerikane, ka arritur në katër milionë nënshkrime, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne po bëjmë histori duke nënshkruar masivisht kundër agresioneve perandorake imperialiste", shkroi Maduro në twitter.

"Është një shfaqje e jashtëzakonshme e ndërgjegjes dhe dinjitetit t'i thuhet botës se këtu ka një komb të vendosur për të qenë i lirë", shtoi presidenti i Venezuelës.

"Katër milion nënshkrime dhe ne po shkojmë për më shumë", tha më tej Maduro.

Fushata "Jo më Trump" synon të mbledhë 13 milionë nënshkrime dhe do të vazhdojë derisa të prezantohet në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Venezuela do t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, të bëjë një deklaratë mbi sanksionet e rrepta të Shtëpisë së Bardhë.

Masat e Washingtonit në fillim të këtij muaji për të ngrirë të gjitha pasuritë e qeverisë së Venezuelës ishte një përshkallëzim i ndjeshëm i tensioneve me Venezuelën.

Administrata e SHBA-ve ka zbatuar presion ekonomik dhe diplomatik kundër Maduros, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj tij, zyrtarëve të lartë dhe disa departamenteve qeveritare, ndërsa synon të shtojë tutje presionin ndaj Karakasit.

Ekonomia e Venezuelës ka qenë në rënie të madhe pas zvogëlimit global të çmimit të naftës së papërpunuar, eksportit kryesor të vendit, ndërsa trazirat e vazhdueshme politike gjithashtu kanë ndikuar në stabilitetin financiar të vendit.

Që nga fillimi i vitit, Venezuela ka qenë skenë e trazirave politike, ndërkohë që Maduro dhe lideri opozitar Juan Guaido janë përfshirë në një betejë për pushtet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.