Bota

"Venediku i Afrikës" nën buldozerë: Banorët e Makokos detyrohen të jetojnë në kanoe

Shumë familje raportuan se nuk patën mundësi të shpëtonin sendet e tyre para se strukturat të shkatërroheshin

Dzihat Aliju  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
"Venediku i Afrikës" nën buldozerë: Banorët e Makokos detyrohen të jetojnë në kanoe Foto: Emmanuel Osodi / AA

Makoko

Qindra familje mbetën pa strehë në komunitetin bregdetar Makoko pasi qeveria e Shtetit të Lagosit në Nigeri shembi shtëpitë prej druri të ndërtuara mbi shtylla në Lagunën e Lagosit, duke i detyruar banorët të kërkojnë strehim në kanoe të lidhura mes tyre mbi ujë, raporton Anadolu.

Ekipet qeveritare, të shoqëruara nga forcat e sigurisë, kryen shembjet në kuadër të një nisme shtetërore për rizhvillim urban. Shumë familje raportuan se nuk patën mundësi të shpëtonin sendet e tyre para se strukturat të shkatërroheshin.

I njohur si "Venediku i Afrikës", Makoko është një vendbanim peshkatarësh me dendësi të lartë banimi, ku mijëra banorë me të ardhura të ulëta mbështeten në jetesën tradicionale të lidhur me lagunën.

Komuniteti është përballur me shembje të përsëritura në kuadër të projekteve të ndryshme të rinovimit urban, duke nxitur shqetësime të vazhdueshme për zhvendosjen e banorëve që varen nga kjo zonë si për strehim ashtu edhe për të ardhura.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın